Dialogu Kosovë-Serbi, Rama nga Greqia: Një çështje që mbetet ende e madhe
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi gjatë Forumit Ekonomik që u mbajt në Delphi të Greqisë.
Rama thotë se me mbylljen e dialogut mes dy vendeve mbyllet edhe një kapitull i kapitujve të përgjakshëm. Por, ai shtoi se në këtë pikë ku janë raportet mes dy vende janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë.
“Dialogu Kosovë-Serbi është çështja që mbetet ende çështje e madhe dhe zgjidhja e kësaj çështjeje do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë-një kapitull të shumë kapitujsh gjaku dhe konfliktesh. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike. Megjithatë, edhe sa i takon këtij elementi të veçantë, kësaj çështjeje të veçantë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë qenë asnjëherë aq të mira sa janë aktualisht. Pra, janë marrëdhënie shumë të mira krahasimisht sa që kanë qenë këto marrëdhënie më përpara”, tha Rama.
Megjithatë, kryeministri shqiptar thotë se ka ende shumë për të bërë për të ndryshuar këtë marrëdhënie.
Rama ka folur edhe për ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku veçoi Kosovën dhe Shqipërinë se këto shtete janë të pandikuara nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë