Rama prezanton kandidatët në Jug: Do zgjidhni kë do merni në punë

29 Prill 2023 | 17:24

Kryesocialisti Rama ishte këtë të shtunë në Jug të vendit. Në një takim të zhvilluar në bypasin e Gjirokastrës, Rama ka prezantuar edhe kandidatët për bashkitë e Libohovës dhe Dropullit.

Në fjalën e tij Rama tha se në këto zgjedhje nuk duhet parë çështja politike, por se kush palë ofron administratorët më të mirë për të qeverisur qytetet.

“Këtu bëhet fjalë për të marrë në punë dikë, këtu nuk bëhet fjalë për të ndarë sinorët politike, këtu nuk bëhet fjalë për të ndarë me tifozllëk sa të fortë jemi ne e sa të fortë janë ata dhe anasjelltas; këtu bëhet fjalë për të angazhuar njerëzit e duhur dhe për t’i gjetur punës njerëzit dhe jo njerëzve punë. Ky është dallimi më i madh në këtë fushatë!”, tha Rama.

Duke kërkuar votën për të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste, Rama tha se ka një dallim të madh të bashkive kur menaxhohen nga opozita dhe kur menaxhohen nga socialistët.

“Në Gjirokastër ne kemi një shembull, kemi Libohovën. Ne nuk kemi pasur mundësi ta drejtojmë Libohovën për shumë vite. Ka qenë, siç quhet ndryshe, bastion i djathtë. Bastion i djathtë do të thotë bastion i papastërtisë, bastion i dembelizmit, bastion i një klani që sundon qytetin apo fshatin, bastion ku paratë nuk dihet se ku shkojnë, bastion ku nuk mbillet asnjë pemë, bastion ku plehrat rrinë dy e tre ditë mbi kazan, siç rrinë në Shkodër sot e gjithë ditën për turpin e dheut”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026