Vrasja e Haklajve/ Idajet Beqiri: Me krijimin e SPAK motrat e Haklajve u bënë bisha
Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri, foli në emisionin Review në Euronews Albania në lidhje me padinë e bërë nga Aishe Haklaj ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Beqiri u shpreh se familja Haklaj mendon se është krijuar klima e nevojshme nga organet e reja të drejtësisë për të zbardhur vrasjen e familjarëve të tyre, ku akuzojnë drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Berisha si të përfshirë.
“Familje e viktimave kanë një besim tek SPAK-u dhe strukturat e reja që u ngritën dhe në këtë kuadër u rigjallëruan të gjitha viktimat. Dhe veçanërisht viktimat element femër. Kemi Durdën që me ngritjen e SPAK u bë bishë dhe kërkonte gjakun e djalit të vetë të vrarë në Gërdec. Kemi bashkëshorten dhe familjarët e tjerë të Nikës në Lezhë për vrasjen e 21 janarit.
U bënë bisha motrat Haklaj me kuptimin e vërtetë të fjalës, ku në vitin 2021 erdhi dhe vetë Aishe Haklaj në Tiranë, në kushte të vështira erdhi, ku donte të shikonte situatën nëse do të goditej krimi i organizuar i përzier me shtetin dhe kriminelët e organizuar, apo nëse ishte një farsë. Asaj iu duk klima e përshtatshme për të bërë kallëzimin penal për të gjetur të vërtetën për vrasjen e vëllezërve të saj por edhe të gjysmës së familjes Haklaj, pasi janë 14 persona të vrarë”, tha Beqiri.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta