“Pse u thirr në fushatë”- Avokati i Haklajve përplaset me gazetarin dhe lë studion

29 Prill 2023 | 20:57

Është shqoëruar me debate dhe përplasje të forta, mes gazetarit Ferdinant Dervishi dhe avokatit Idajet Beqiri, emisioni Review në Euronews Albania, ku u diskutua padia e bërë nga familja Haklaj kundër Sali Berishës në SPAK.

Gazetari Ferdinant Dervishi tha se thirrja e Aishe Haklajt në SPAK në kohë fushate është një çështje që kërcet pasi nuk mund të dalë kurrësesi nga konteksti politik.

Ndërkohë që avokati i familjes Haklaj tha se nuk mund të marrë pjesë në diskutime ku politizohet dhe hidhen akuza ndaj SPAK-ut, duke u larguar live nga emisioni.

Pjesë nga diskutimi:

Ferdinant Dervishi: Kjo histori çalon në dy pika, është dy javë përpara zgjedhjeve dhe mund ta kishit thirrur atë pak më mbrapa, pas zgjedhjeve.

Idajet Beqiri: Nuk ka lidhje!

Ferdinant Dervishi: Dhe e dyta po merr peshë politike pasi po goditet lideri i opozitës!

Idajet Beqiri: Po goditja e non-gratës!

Ferdinant Dervishi: Këto janë dy problematikat e kësaj çështjeje. Unë jam dakord që vrasësit të shkojnë përpara drejtësisë por kjo çështje çalon.

Beqiri: Unë jam për këto analiza. Nuk mund të politizojë unë SPAK-un dhe afatet e tyre proceduriale, se kur të thërrasin e dinë ata, se kanë një plan. Po ndërruan planin hetimor, SPAK-u të pyet, jo zgjedhje të jenë. Ju e futni në rrugën e degjenerimit politik dhe SPAK-un. Unë kaq kisha, më jepni leje tani të iki.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026