ChatGPT sërish i aksesueshëm në Itali

30 Prill 2023 | 10:13

ChatGPT është rivendosur në Itali. Ai u ndalua në fillim të muajit prill nga autoritetet italiane pasi kishte shqetësime të ruajtjes së privatësisë së përdoruesve.

Ai u ndalua nga autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave në fillim të prillit për shkak të shqetësimeve të privatësisë.

Prodhuesi i tij, OpenAI, i cili mbështetet nga Microsoft, tha se kishte “adresuar ose sqaruar” me sukses çështjet e ngritura.

Ai tha se politika e tij e privatësisë tani ishte e aksesueshme për njerëzit përpara se të regjistroheshin për ChatGPT dhe kishte një mjet të ri për të verifikuar moshën e përdoruesve.

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave, i njohur gjithashtu si Garante, kishte kufizuar përkohësisht chatbot-in dhe kishte nisur një hetim mbi shkeljen e dyshuar të aplikacionit të inteligjencës artificiale.

Ndërsa Garante kishte akuzuar OpenAI për dështimin për të kontrolluar moshën e përdoruesve të ChatGPT që supozohet të jenë 13 vjeç e lart, OpenAI tha se do të ofronte një mjet për të verifikuar moshat e përdoruesve në Itali pas regjistrimit.

OpenAI shpjegoi se do të ofronte gjithashtu një formë të re për përdoruesit e Bashkimit Evropian për të ushtruar të drejtën e tyre për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave personale për të trajnuar modelet e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026