Agjencia e OKB-së paralajmëron se konflikti në Sudan mund të sjellë krizë rajonale
Dhuna e vazhdueshme në Sudan mund të zhysë të gjithë rajonin e Afrikës Lindore në një krizë humanitare, ka paralajmëruar Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.
“Një e treta e popullsisë së vendit ishte e uritur edhe para se të shpërthejnë luftimet. Tani ka mungesë të gjithçkaje dhe çmimet e ushqimeve po rriten në qiell”, tha për dpa Martin Frick, drejtor i WFP-së në Gjermani.
Rritje të ngjashme çmimesh po ndodhin edhe në shtetet fqinje si Sudani i Jugut.
“Në Sudanin e Jugut, i cili po përballet me përmbytje në disa zona dhe thatësira në të tjera për shkak të krizës klimatike, çmimet e ushqimeve janë rritur me 28% në një kohë shumë të shkurtër,” tha Frick.
Presidenti de facto i Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan ka luftuar zëvendësin e tij Mohammed Hamdan Daglo me ndihmën e ushtrisë që nga 15 prilli. Daglo është lider i grupit paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.
Dy gjeneralët morën udhëheqjen e vendit prej rreth 46 milionë banorësh përmes dy grushteteve më 2019 dhe 2021. Qindra njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve dhe mijëra janë duke ikur nga vendi. Qeveritë nga e gjithë bota kanë nisur misione evakuimi për t’i transportuar qytetarët e tyre.
WFP-së i është dashur të pezullojë mbështetjen e saj për 7.6 milionë njerëz në vend si rezultat i luftimeve. Sipas Frick, refugjatët që kanë gjetur strehim në Sudan, gratë shtatzëna ose fëmijët e kequshqyer nuk do të mbeten pa mbështetjen e WFP.
“Sapo të lejojë situata e sigurisë, ndihma duhet të rifillojë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq