“Ndëshkoni me votë ata që vjedhin”, Këlliçi prezanton para PDK planet për Tiranën
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte i pranishëm në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokristiane, një ndër partitë formuese të këtij koalicionit.
Mes të tjerave kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, pati dhe një apel drejtuar gjithë qytetarëve të Tiranës, duke u kërkuar të mos shesin votën apo të intimidohen për shkak të ruajtjes së vendit të punës. Belind Këlliçi tha se 14 maj është një ditë e rëndësishme për të ndëshkuar me votë këdo që vjedh apo tallet me qytetarët.
“Dhe i bëj një apel nga këtu të gjithë qytetarëve: marrëdhënia me votën duhet të jetë e shenjtë, mos u intimidoni. Unë e di që ka një presion të jashtëzakonshëm ndaj administratës publike. Unë e di që ka një represion total ndaj atyre që janë në punë për të mos votuar Belind Këlliçin në datën 14 maj. Unë e di që Erion Veliaj po i këron me lista me nga 10 punonjës të gjithë drejtorëve të tij në Bashkinë e Tiranës për të mbajtur vendin e punës. Po kur të shkoni te kutia e votimit jeni vetëm ju dhe Zoti, askush tjetër. Mos e shisni shpirtin për 50 mijë lekë apo për vendin e punës. Mendoni katër vitet e ardhshme, mendoni të ardhmen e këtij qyteti. I ndëshkoni me votë ato që tallen me ju, i ndëshkoni me votë ata që vjedhin çdo ditë. E nëse Belindi nuk mban premtimet pas 14 majit, ndëshkoni edhe Belind Këlliçin më vonë”-u shpreh Belind Këlliçi.
Belind Këlliçi prezantoi para anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokristiane, 5 prioritetet e tij për drejtimin e Tiranës, duke vënë theksin te: transporti publik falas, ulja e taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm, hapja e nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”, ndërtimi i 500 oazeve të gjelbërta apo dhe ndërtimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve në çdo njësi të Tiranës. Edhe në këtë takim, Belind Këlliçi përsëriti premtimin se Teatri Kombëtar do të ndërtohet në vendin ku ishte dhe siç ishte, ndërsa tha se veç tij, do të ndërtohet edhe një tjetër teatër në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950