Arqipeshkvi i Tiranë-Durrës George Frendo mposht Covid-19

29 Nëntor 2020 | 16:29

Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, dhe njëherësh Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë George Frendo ka fituar betejën me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë imzot Frendo përmes një shënimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Falënderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim.  Kjo periudhë ka qenë për mua një eksperiencë e dhimbshme. Megjithatë jam ndjerë më afër Jezusit, i cili, nga dashuria e tij për ne, ka pranuar dhimbje për shelbimin tonë. Dhe jam ndjerë më afër atyre që, në këto ditë, po vuajnë nga e njëjta sëmundje. Zoti ti forcoftë e ti shëroftë”, shkruan Arqipeshkvi Frendo.

Mes rreshtash, Arqipeshkvi ka falënderuar strukturat shëndetësore të spitalit, veçanërisht ato të “Shefqet Ndroqi” për kujdesin e treguar ndaj tij.

“Falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që më kanë qenë pranë që në fillimin e kësaj sëmundjeje, veçanërisht bashkëpuntorët e mi më të ngushtë dhe gjithashtu falënderoj për shërbimin e parë që kam marrë nga strukturat e shërbimit Shëndetësor në vend, veçanërisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, thekson ai.

Në mesazhin e tij nuk munguan përshëndetjet për besimtarët, por as për një pjesë të politikanëve shqiptarë, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit, George Frendo.

Ai u shtrua në spital më 12 nëntor, ndërsa sot përcolli mesazhin e triumfit mbi virusin Sars Cov-2, duke shkruar këto fjalë: “shpresoj të kremtoj meshën me popullin në Katedrale të dielën me 6 dhjetor. Ju përshëndes përzemërsisht duke ju kujtuar të gjithëve gjithmonë në lutjen time”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026