Vazhdojnë protestat në Izrael, qytetarët kundër Netanyahut: Po na çon në diktaturë
Dhjetëra mijëra izraelitë mbushën rrugët e Tel Avivit për fundjavën e 17-të rresht, për të protestuar kundër reformës së propozuar të qeverisë për sistemin gjyqësor.
Demonstratat, që zgjasin prej më shumë se 3 muajsh, kanë tërhequr disa qindra mijëra njerëz, të cilët akuzojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu se po e çon Izraelin drejt diktaturës.
“Ne po protestojmë çdo javë për të kërkuar që qeveria ta mbajë vendin demokratik. Pa demokraci nuk mund të kemi një sistem të shëndetshëm, nuk kemi drejtësi, e gjithë ëndrra sioniste do të dështojë. Unë do të jem këtu derisa qeveria të bjerë”, thotë një burrë.
Mbështetësit e planit të qeverisë Netanyahu për të ndryshuar gjyqësorin mbushën gjithashtu rrugët, me disa dhjetëra mijëra simpatizantë të së djathtës ekstreme që u mblodhën në Jerusalem të enjten e kaluar, për të protestuar në favor të reformës.
Vetë Netanyahu u detyrua muajin e kaluar të shtynte planin e tij për shkak të intensifikimit të protestave.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal