BE: Të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Izrael, Palestin dhe Liban

9 Prill 2023 | 20:03

Bashkimi Evropian shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e rëndë të dhunës kohët e fundit në Izrael, territoret e pushtuara palestineze dhe Liban.

“Natën e kaluar kanë ndodhur përsëri, sulme terroriste vdekjeprurëse në Tel Aviv, një prej tyre ka lënë të vrarë një turist italian. BE-ja shpreh dënimin e saj total për këto akte dhune”, tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.

“Kjo duhet të pushojë”, apeloi ai.

Rritja e dhunës pasoi ditë tensionesh dhe përleshjesh në vendet e shenjta, duke përfshirë ndërhyrjen dhe përdorimin e forcës nga policia izraelite brenda kompleksit të xhamisë Al-Aksa, siç vuri në dukje Borrell.

“BE-ja dënon incidentet e dhunshme që kanë ndodhur në vendet e shenjta dhe kujton se status quo-ja e të gjitha vendeve të shenjta duhet të ruhet”, tha Borrell.

Ai dënoi gjithashtu sulmet “joselektive” me raketa ndaj Izraelit nga Gaza dhe territori i Libanit, që vranë dy izraelitë dhe lanë një të plagosur rëndë.

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Në të njëjtën kohë, çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale”, shtoi ai.

Borrell tha se BE-ja u kërkon të gjitha palëve të “ushtrojnë përmbajtje maksimale, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të promovuar qetësinë për festat fetare në vazhdim”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026