Ish-komandati: Serbia po përpiqet të manipulojë shifrat e viktimave në Koshare
Ish-komandati Hisen Berisha i ftuar në Euronews Albania foli për rëndësinë e betejës së koshares prej së cilës kanë kaluar 24 vite. Ish-komandati ka thënë mes të tjerave se Serbia tashmë po mundohet të manipulojë shifrat e ushtarëve serb të vrarë.
Sipas tij tashmë Serbia përpiqet të identifikojë vetëm ushtarët e shërbimit të detyrueshëm, por në të vërtetë kanë qenë në luftë kundër Kosovës edhe struktura të tjera.
“Serbia mundohet të evidentojë vetëm ushtarët e shërbimit të detyrueshëm, por i fsheh dhe asnjëherë nuk i përmend të vrarët nga radhët paramilitare dhe njësitë e tjera kriminale, por që me vendim të shtabit të përgjithshëm të gjithë u strukturuan nën komandën e përgjithshme të ushtrisë jugosllave apo serbe dhe kanë kryer operacionet në Kosovë.
Për humbjet e tyre kemi vetëm një deklaratë, një gjeneral ka deklaruar, për disa orë luftime ka pasur 250 të vdekur që askush nuk i përmend, sikur ata nuk kanë luftuar për atdheun, por kanë luftuar vetëm ushtarët e shërbimit të detyrueshëm.
Ne ua kemi dorëzuar të gjithë kufomat e ushtarëve të vrarë në frontin e Koshares, por na akuzuan e ki8shim mbajtur peng 6000. Një shqiptar i cili luftoi për Serbinë, tha se kanë tërhequr me kamionët e ushtrisë rreth 1200 të vdekur dhe sipas këtij burimi, të pakonfirmuar thuhet se trupat i kanë zhdukur, pasi në atë kohë nënat serbe kishin filluar të thoshin pse na i dërgoni djemtë në luftë”,-tha ish-komandati.
LEXONI GJTIHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë