Arabia Saudite dënon sulmet e policisë së Izraelit në xhaminë Al-Aksa
Arabia Saudite e ka dënuar ashpër bastisjen policore të Izraelit në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, duke thënë se diçka e tillë e rrezikon stabilitetin rajonal.
Në një deklaratë të lëshuar pas një takimi emergjent, Liga e ka dënuar atë që e konsideruar “krim të kryer nga forcat pushtuese izraelite kundër besimtarëve të pambrojtur myslimanë”, në xhami.
Bastisjtja pak para agimit, ka “nxitur spirale të dhunës, e cila kërcënon sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe botë”, është thënë në reagim.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se situata është shkaktuar nga “ekstremistët”, të cilët e kanë barrikaduar veten brenda xhamisë, me armë, gurë dhe fishekzjarre.
Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Aboul Gheit, e ka dënuar bastisjen edhe përmes një deklaratë të ndarë.
“Qasjet ekstremiste, të cilat kontrollojnë politikën e Qeverisë izraelite, do të çojnë në përballje të gjera me palestinezët, në rast se nuk ndalen tani”, ka thënë ai.
Kompleksi i xhamisë Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.
Kjo hapësirë, që njihet edhe si Mali i Tempullit, është, po ashtu, vend i shenjtë për hebrenjtë.
Edhe në të kaluarën, në këto hapësira ka pasur përleshje në mes të besimtarëve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë