“Në pranga për dëshmi të rreme”, Spahiu: Skenari pas gjyqit të ish-liderëve të UÇK
Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Now me Erla Mëhillin” se arsyeja pse po zgjatet kaq shumë gjyqi ndaj ish-liderëve të UÇK-së lidhet me faktin që prokuroria nuk gjen qëndrueshmëri në akuzat e dëshmitarëve.
Për këtë arsye, sipas tij në fund të këtij procesi do të bien në pranga për dëshmi të rreme shumë nga dëshmitarët.
“E gjithë strategjia e Prokurorisë Speciale është ndërtuar mbi 3 themele, e para mbi 314 dëshmi, e dyta mbi vetë thëniet kontradiktore të liderëve të UÇK-së dhe e treta mbi disa ballafaqime që provojnë rolin hierarkik të udhëheqjes së UÇK-së,” – shtjelloi Spahiu.
Ai ngriti gjithashtu dy pyetje mbi të cilat rrotullohet e gjithë situata e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.
“A ka të vrarë shqiptarë me ekzekutorë shqiptarë? Po, ka.
A janë vrarë këta nga 4 liderët e UÇK-së? Nuk ka asnjë provë të bazuar dhe të qëndrueshme deri më sot që të gjithë këta dhjetëra e qindra shqiptarë të jenë vrarë apo ekzekutuar me urdhër të drejtpërdrejtë të 4 liderëve që sot janë në bangën e të akuzuarëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë