Spahiu: Hashim Thaçi mbahet në burg që Europa të joshë Vuçiç dhe Serbinë
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Hashim Thaçi dhe gjithë krerët e UÇK-së në Hagë po mbahen në burg në mënyrë që Europa të joshë Vuçiç dhe Serbinë.
“Fakti që të gjithë këta hetohen në arrest dhe jo në gjendje të lirë është vetëm për të kënaqur Vuçiç. Një nga arsyet që liderët e UÇK-së mbahen sot në gjendje arresti, sepse nuk janë dënuar me burg, ata janë 2 vjet e gjysmë nën hetim dhe pritet që procedura e gjykimit mund të shkojë 6 vjet derisa të jepet një vendim përfundimtar dhe këta po gjykohen në gjendje arresti vetëm për të plotësuar tekat e presidentit serb të cilin duan ta joshin që të mos shkojë me Putin dhe Rusinë,” – u shpreh Spahiu.
Sipas tij lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithë qëndrimin diplomatik europian.
“Është për të ardhur keq arsyeja pse Hashim Thaçi dhe të gjithë krerët e UÇK-së mbahen të arrestuar. Unë ndjej keqardhje dhe që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk shprehet qartazi me emër, është shprehur vetëm për Rexhep Selimin, për deputetin e Vetëvendosjes dhe nuk është shprehur qartazi për ish-presidentin e Kosovës, për ish-kryetarin e parlamentit, për ish-zëdhënesin e UÇK-së. Kryeministri i Kosovës duhet ta mbrojë me fanatizëm pavarësisht se i ka kundërshtarë politikë,” – u shpreh Spahiu.
Sipas tij, është e rëndësishme që Kurti të kuptojë se në këtë situatë po gjykohet Kosova.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë