Mbyllen vendvotimet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, KQZ jep shifrat e pjesëmarrësve
Në Komunën e Podujevës kanë votuar sot 40% e votuesve ndërsa në veri të Mitrovicës 39.14%. Kështu u shpreh kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, e cila njoftoi për mbylljen e të gjitha vendvotimeve.
“Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Podujevës, në procesin e sotëm zgjedhor kanë votuar 40.51% e votuesve 35 mijë e 400 nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 40 mijë e 162 votues apo 47.7%.
Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, kanë votuar 39.14% e votuesve apo 9 mijë e 124 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 8 mijë e 269 votues apo 37.9%”, tha ajo.
Ajo u shpreh se procesi në përgjithësi ka shkuar mirë dhe nuk janë raportuar probleme, të cilat mund të çonin në njollosjen e mundshme të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.
“Ju njoftoj se duke u bazuar në të dhënat të cilat i kemi pranuar nga terreni, procesi i sotëm zgjedhor në këto dy komuna është zhvilluar pa probleme. Këtë e tregon më së miri edhe numri i vogël i rasteve që janë paraqitur në Dhomën Operative të KQZ-së, vetëm 6 gjatë gjithë ditës, e të cilat janë raste që nuk cenojnë integritetin e zgjedhjeve”, tha Daka.
Kryetarja e KQZ-së përgëzoi qytetarët që në rrethana të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë Covid-19 nuk hezituan, por dolën dhe votuan për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në pushtetin lokal.
“Në fund, më lejoni që të falënderoj qytetarët e këtyre komunave, të cilët në rrethana të jashtëzakonshme në kohë pandemie, morën pjesë në votime dhe ndihmuan KQZ-në në zbatimin e masave mbrojtëse të institucioneve shëndetësore”, shtoi ajo.
Rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut mund të publikohen sot rreth orës 21:00.
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhjet lokale në Kosovë, rezultatet paraprake në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, në orën 21:00
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë