Mbyten 11 persona në Indi nga rrjedhja e gazit
Rreth 11 persona kanë humbur jetën të dielën në Indi për shkak të rrjedhjes së gazit në një zonë industriale.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se rrjedhja e gazit ndodhi në Giaspura, një zonë industriale në Punjab.
“Njëmbëdhjetë vdekje janë konfirmuar,” u tha gazetarëve Mandeep Singh Sidhu, komisioneri i policisë në atë zonë duke shtuar se katër persona u shtruan në spital.
Shkaku i rrjedhjes ende nuk dihet.
Pesë gra ishin në mesin e atyre që vdiqën, raportoi transmetuesi NDTV, ndërsa gjashtë viktimat e tjera përfshinin dy djem të moshës 10 dhe 13 vjeç, sipas autoriteteve.
Rrjedhjet e gazit industrial për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe kontrolleve të pamjaftueshme janë të zakonshme në Indi.
Gushtin e kaluar, të paktën 112 gra u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi në një fabrikë të prodhimit të veshjeve në shtetin jugor të Andhra Pradesh.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme