“Jo Republika Sërpska në Kosovë”, Kurti: Integriteti territorial nuk preket
Një ditë para takimit me presidentin serb, Albin Kurti deklaron se nuk do të lejohet krimi i një Republike Sërpska në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se në takimin e 2 majit në Bruksel duhet diskutohet për marrëveshjen për të cilën kanë rënë dakord me 27 shkurt me Serbinë. Në një intervistë dhënë për median kroate, para takimi me presidentin serb, Kurti shprehet se ende nuk ka parë draftin përfundimtar që do të paraqitet në Bruksel për negociatat.
“Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur. Do të siguroj që të përmbushet ajo që tashmë është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, ekzistenca e një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e pakicave,” – deklaroi ai.
Sipas Kurtit, krijimi i një strukturë që shërben si satelit i Serbisë do të kishte efekt shkatërrues për shtetin e Kosovës, por edhe pasoja në rajon.
“Ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës,” – u shpreh kryeministri i Kosovës.
Kurti shprehet se qëndrimi i qeverisë së tij është i pandryshueshëm dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë diçka që nuk mund të cenohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta