Hapja e Urës mbi Lumin Ibër, Vuçiç: Kurti do konflikt me çdo kusht

1 Maj 2023 | 14:10

Qeveria e Kosovës e ka quajtur vendim të drejtë nismën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e plotë për qarkullim të urës mbi lumin Ibër.

Pas luftës së fundit në Kosovë, ura mbi lumin Ibër e ndau Mitrovicën në dy pjesë, në atë jugore me shumicë shqiptare, dhe në pjesë veriore, të banuar me shumicë serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, reagoi duke thënë se se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron “të largojë serbët” nga Kosova, duke shtuar se udhëheqësi kosovar “dëshiron konflikte me çdo kusht”.

Në anën tjetër, Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi theksoi se tani “nuk është momenti i duhur” për hapjen e urës mbi Ibër.

Ura mbi lumin Ibër apo “rivitalizimi i urës” ka qenë temë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Palët kishin rënë dakord që ura të ishte e hapur për qarkullim. Por, në praktikë kjo nuk ndodhi kurrë dhe vetëm njëra anë u hap për këmbësorët.

Dikur kjo urë mbi lumin Ibër ishte shndërruar në arenë përplasjesh mes serbëve dhe shqiptarëve. Tani aty gjithçka është më qetë dhe si për ironi kjo zonë quhet Parku i Paqes. Trupat e EULEX, mbi urë tregojnë se tensioni është ende i pranishëm edhe pse dukshëm situata është krejt ndryshe nga ajo e disa viteve më pare.

Nëse pyet për Mitrovicën, pergjigja e menjëhershme është,- cila e Veriut apo Jugut? Tashmë dhe sipas Pakos së Ahtisarit, Mitrovica administrohet në veri nga serbët dhe ne jug nga shqiptarët. Por, një bord i përbashkët që parashihte Plani Ahtisari për ta menaxhuar këtë zonë nuk është krijuar ende.

Në pjesën veriore ekziston një bashkëdyzim i strukturave legale të Kosovës me strukturat paralele serbe dhe praktikisht i tërë Veriu është në një kontroll politik të Serbisë, e cila punon në kuadër të administratës së Kosovës. Zhvillimet e fundit e nxorrën dhe më në pah se serbët e veriut janë tërësisht në varësinë e Beogradit dhe lëvizin njësoj sipas udhëzimeve të politikës atje. Në fund te vitit te shkuar serbet bragtisen institucionet, madje dhe komunat qe drejtonin. Ndersa ne zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ata iu pergjigjën masivisht thirrjeve të Vuçiç për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Ata varen shumë prej sektorit publik, sepse ekonomia dhe sektori privat në pjesën veriore të Kosovës është fare pak e zhvilluar, kështu që shumë njerëz atje jetojnë në mëshiren dhe shtypjen e Listës Serbe dhe të Beogradit

Edhe simbolet në të dyja anët e Ibrit të paraqesin gjendjen e një lufte të ftohtë. Në Mitrovicën e Jugut,  kudo të shfaqet përpara Isa Boletini: rruga me emrrin e tij, shtatorja, sheshi dhe ngado imazhe të tij. E nëse bisedon me qytetarët e Mitrovicës ata të tregojnë me krenari që ky është qyteti i Isës, strategut, politikanit, diplomatit, apo sic e quanin anglezët “Gjenerali me plis të bardhë”. Nga ana tjetër ngrihet shtatorja e ‘Car Llazar’, i cili  nga serbët, njihet si komandanti që u ka prirë ushtrive ballkanike në përballjen me Perandorinë Osmane, 627 vjet më parë, në atë që njihet si “Beteja e Kosovës”.

Simbolika e ndarjes në këtë qytet megjithatë ndjehet. Por cdo ditë e më shumë shqiptarët dhe serbët po e kuptojnë së bashkjetësa eshtë i vetmi opsion dhe bashkpunimi në të mire të tyre, qofshin shqiptarë apo serbë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026