Paralajmëron Boçi: Po përgatitet skema e blerjes së votave, ja kë do çoj në SPAK
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se drejtorë të bashkisë dhe administratës qendrore po përgatisin skema për blerjen e votës.
Boçi u shpreh se i kanë të gjithë me emra dhe mbiemra dhe do t’i çojnë në SPAK.
“Mbrojtja e votës është proces, që në momentin që ke filluar fushatën e mbron. Nuk do ushtri që ta mbrosh votën, dhe më pas konkretizohet me procese më të imëta. Është edhe në momentin që mazhoranca shpërndan formularin dhe u kërkon mësuesve të deklarojnë votën. Duke i bërë thirrje, duke denoncuar për krime zgjedhore, është material që s’duhet të dalë, numra kartash identiteti, janë të dhëna konfidenciale. Do t’i dërgoj në SPAK me emra dhe mbiemra, janë bërë gati të blejnë votat. Krimi zgjedhor është baza për të gjitha krimet e tjera. Le të bëhet Elbasani shembulli për dënimin e krimit politik. Është një luftë për parimet dhe vlerat e demokracisë. Duan ta rrëmbejnë votën me të gjitha format, blerja është një mënyrë, do ta çojmë në SPAK, nuk do ta lejojmë. Janë drejtorë të bashkisë dhe të administratës qendrore që po bëhen gati të përcaktojnë target grupin vulnerabël”, tha Boçi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta