Ja sa është diferenca me vota Llatja-Boçi, kush e fiton Elbasanin?

1 Maj 2023 | 21:30

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se nga të dhënat e zgjedhjeve të 2021, PD rezulton rreth 4 mijë vota larg PS në Elbasan.

Sipas tij, kjo është një diferencë e rikuperueshme në kushtet e një pakënaqësie të madhe popullore pas pushtetit 16-vjeçar të PS.

“7 mijë vota është distanca direkte numerike, nëse i fut edhe LSI brenda që është 2500 vota diference rrudhet në rreth 4 mijë vota. Është një diferencë më se normale në një betejë politike ku kanë ndryshuar shumë faktorë dhe ka elementë reflektues të një shoqërie që pas 16 vjet sundimi kanë një pakënaqësi. Është diferencë e rikuperueshme në një proces të zhvilluar përmes parimeve demokratike”, tha Boçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026