Çfarë alternative ofron PD për bashkinë Vorë? Ja si përgjigjet zyrtari Kaboçi
Përfaqësuesi i PD në Vorë, Blerim Kaboçi tha për “Rinvot” se pse Indrit hoxha është zgjedhja më e mirë për Vorën. Sipas tij ai do të zgjidhë shumë probleme që ka deri më tani Vora.
“Partia Demokratike e ka qeverisur Bashkinë e Vorës për 16 vjet. Për këto vite nuk ka shumë kritika. Indriti besoj se do jetë në gjurmët e tij. Në këto 4 vitet e fundit nuk është bërë asgjë, as infrastrukturë, as ujë. Fushë Domja është komplet pa ujë, në verë e merr komplet Tirana. Indrit Hoxha nuk do prishi ato që ka rregulluar Partia Demokratike dhe do rregullojë disa gjëra të vogla që kanë prishur këta. Në Domje dhe Bërxullë janë disa gjëra të vogla, ndërsa në Vorë është një problem shumë i madh është rindërtimi, duhet bërë një audit i brendshëm se kush ka marrë para. A kanë marrë para familjet që kanë pasur vërtet nevojë? Po ashtu edhe punësimi është një problem shumë i madh”, -tha përfaqësuesi i PD në Vorë, Blerim Kaboçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 20:46 Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha