Vrasje me armë zjarri në Shkodër, humb jetën 51-vjeçari

2 Maj 2023 | 12:30

Petrit Vuksani 51-vjeç, është vrarë mesditën e sotme me armë zjarri në Shkodër.

Gazetari i Euronews Albania Teodor Gjerga bën me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen “Tom Kola”, dhe autori i dyshuar i ngjarjes është kushëriri i tij Lekë Vuksani.

Mësohet se 51-vjeçari është qëlluar më armë zjarri tip automatik, dhe shkak i vrasjes është bërë mosmarrëveshja e qirasë.

Petrit Vuksani jetonte prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij.

51-vjeçari, i cili sapo ishte kthyer nga Anglia, i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të kushëririt të tij ku e ka lënë të vdekur në vend.

“Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Vuksani, 51 vjeç”- njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026