Nga burgu në QSUT në gjendje kome, e ëma e 28-vjeçarit: E dhunuan! Ç’më tha mjeku
Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me 28-vjeçarin Jani Rustemaj, i cili pas arrestimit për vjedhje u transferua në QSUT në gjendje të rëndë shëndetësore, në rrethana ende të paqarta.
Demushi bëri një renditje kronologjikë të asaj që ka ndodhur që nga arrestimi i të riut dhe deri te përfundimi në spital në gjendje kome.
Gazetarja theksoi se i riu, sipas të ëmës së tij, është arrestuar për vjedhjen e një tapeti dhe një palë këpucësh dhe më pas është dhunuar në ambientet e burgut.
Sipas mamasë, mjeku i ka thënë se 28-vjeçarit i është dhënë më shumë metadon seç duhet, ndërkohë që diagnoza ka qenë vetëm ftohje.
“Jani Rustemaj ndodhet tashmë i shtruar në QSUT në gjendje të rënduar shëndetësore për jetën. Burime nga spitali bëjnë me dije se 27-vjeçari është në gjendje kome. Desha të bëjë dhe një kronologji të asaj që ka ndodhur që nga momenti i arrestimit deri tani që i riu ndodhet në gjendje kome. Ai është arrestuar për veprën penale të vjedhjes. Familjarët kanë bërë kallëzim lidhur me atë çfarë ka ndodhur me djalin e tyre duke iu referuar mungesës së shërbimeve. Nëna e tij pretendon se është dhunuar nga forcat blu. Rustemaj është arrestuar në 12 prill të këtij viti. Nëna e tij është shprehur se 27-vjeçari ka vjedhur një pal atlete dhe një tapet. Më pas më datë 14 prill ai ndodhej në bllokun e sigurisë dhe ku ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Shërbimi i burgut ku ndodhej i ka dhënë dhe ndihmën e parë mjekësore. Një ditë më pas ai është njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërkohë më 16 prill ai është çuar në burgun 313. Për shkak të mbingarkesës që ka ky burg, ai është transferuar sërish në Bllokun e Sigurisë së Tiranës. Më datë 17 ai ka shfaqur problematika me shëndetin dhe është dërguar në QSUT. Nëna ka shkuar në spitalin e burgut ku në fillim nuk i është dhënë informacion. Më pas mjeku i është shprehur se djalit i është dhënë më shumë seç duhet metadon. Në diagnozën që i thanë të ëmës, raportohet se djali kishte vetëm ftohje”, tha Demushi.
Pas denoncimit të së ëmës së 27-vjeçarit, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë dhe AMP-në Tiranë, kanë administruar kallëzimin e bërë si dhe kanë sekuestruar të gjithë praktikën procedurale dhe shëndetësore për këtë të arrestuar. Janë pyetur më cilësinë e personit që tregojnë rrethana të dobishme për hetimin, disa punonjës Policie dhe stafin mjekësor të Bllokut të Sigurisë, bëri me dije policia.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë