“Të na gjejnë trupat të paktën”- Familjarët e të zhdukurve apel Policisë së Shtetit
Prej 25 ditësh, dy 46-vjeçarët nga Saranda, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori janë zhdukën pa gjurmë.
Ndërkohë ditën e sotme familjarë dhe të afërm po zhvillojnë një protestë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë.
Në një intervistë për mikrofonin e Euronews Albania, ata bëjnë apel që shteti t’i ndihmojë dhe që trupat të gjenden sa më parë.
Të afërmit shtojnë se deri tani nuk kanë asnjë informacion dhe asnjë shenjë se ku mund të jenë zhdukur dy 46-vjeçarët.
“Shteti e ka lënë në harresë. I ka mundësitë për shumë gjëra, ndryshe nga ne. Kemi ngritur duart lart, por shteti nuk po vepron. Shteti të na gjejë trupat sa më shpejt. Do të jemi këtu çdo ditë. Duam ndihmë, sepse nuk dimë asgjë.
Ikën 25 ditë dhe asnjë shenjë. Nuk dihet se ku janë trupat. Na kanë thënë jemi në punime por skemi marrë asnjë përgjigje”- janë shprehur ata.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë