Ushtari qëllon për vdekje ministrin që duhet të mbronte, më pas vret dhe veten

2 Maj 2023 | 13:46

Një ushtar i Ushtrisë Kombëtare të Ugandës ka qëlluar për vdekje një ministër të qeverisë që ruante.

Koloneli në pension Charles Okello Engola, i cili ishte zëvendësministër për çështjet gjinore dhe punës, u qëllua në shtëpinë e tij mëngjesin e së martës. Nuk dihet ende nëse ka pasur një debat mes ushtarit dhe kolonelit Engola.

Ushtari, ende i paidentifikuar zyrtarisht, më pas qëlloi veten për vdekje.

Para se të kthente armën mbi vete, disa dëshmitarë okularë thanë se ushtari ecte nëpër lagje duke qëlluar në ajër.

Kolonel Engola ishte një zyrtar i lartë qeveritar dhe më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes.

Kryetari i parlamentit të Ugandës konfirmoi vdekjen e Kol Engola në një deklaratë të shkurtër ndërsa kryesonte seancën e mëngjesit.

“Këtë mëngjes mora një lajm të trishtuar se Hon Engola është qëlluar nga truproja e tij dhe më pas ka qëlluar veten. I preftë shpirti në paqe. Ky ishte plani i Zotit. Ne nuk mund të ndryshojmë asgjë,” u tha Anita Among para deputetëve të martën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026