Ministri i Jashtëm i Tajvanit: E paqartë se kush do të na ndihmojë në luftë
Tajvani synon të luftojë për veten në çfarëdo konflikti të armatosur me Kinën, dhe është e paqartë se cilat vende mund t’i dalin krah atij, ka thënë ministri i Jashtëm i ishullit vetëqeverisës.
Kina e pretendon Tajvanin si territor të vetin, të cilin ka thënë se do ta vinte nën kontroll edhe me forcë në rast nevoje, ndërsa shqetësimet po rriten për një konflikt të mundshëm të armatosur.
Në një intervistë dhënë për Sky News Australia, Joseph Wu ka thënë se Tajvani, me popullsi prej 23 milionë banorësh, krahasuar me Kinën që ka 1.4 miliard banorë, duhet të mbrojë veten dhe nuk po u kërkon vendeve të tjera të luftojë për të.
Megjithatë, i pyetur se kush mund të luftojë përkrah Tajvanit, në rast të një lufte me Kinën, Wu është përgjigjur: “Kjo është pyetje shumë e mirë”.
“Shumë njerëz po debatojnë paqartësinë strategjike apo qartësinë strategjike, por, ne e dimë përgjegjësinë tonë”, ka thënë Wu.
“Tajvani duhet të mbrojë veten, populli duhet ta mbrojë Tajvanin, këtë vend, dhe ne jemi të vendosur të mbrohemi dhe nuk po u kërkojmë vendeve të tjera të luftojnë për Tajvanin”, ka shtuar Wu, raporton AP.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni