Zgjedhjet e 25 prillit, Tiranës i shtohen dy mandate deputeti

30 Nëntor 2020 | 17:10

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka dërguar për miratim anëtarëve të Rregullatorit shpërndarjen e mandateve sipas zonave zgjedhore.

Në këtë projektvendim, drejtuesi i KSHZ-së propozon që qarkut të Tiranës t’i shtohen edhe dy mandate të tjera parlamentare duke e çuar numrin në 36.

Këto dy mandate do të hiqen nga qarku i Dibrës dhe qarku i Gjirokastrës. Ky propozim behet sipas të dhënave të Drejtorisë së Gjendjes Civile, ku qarku i Tiranës duket se ka vijuar të ketë rritje popullsie.

Kësisoj Dibra nga gjashtë deputetë do të nxjerrë pesë të tillë, ndërsa qarku i Gjirokastrës nga një me pak se në vitin 2017, pra katër mandate.

Kjo do te jetë rritja e dytë e mandateve për qarkun e Tiranës pas asaj të vitit 2017.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026