COVID-19, testim në masë në Austri. Gjermania refuzon lehtësimin e masave
Austria do të fillojë një program të testimit në masë që do të përfshijë 8.8 milionë njerëz. Synimi është testimi i gjithë popullsisë për antitrupa nga COVID-19 pas heqjes së bllokadës kombëtare më 6 dhjetor.
Stacioni më i madh i testimit në Austri u hap të hënën në Vjenë, me rezultatet që jepen brenda 10 minutave.
“Kemi 11 korsi testimi dhe mund të testojmë deri në 15 mijë persona në ditë. Për njerëzit me simptoma kemi ngritur 4 korsi në parkingun e makinave, ndaj dhe atyre nuk u duhet të dalin nga makina. Ata mund të bëjnë testin dhe të kthehen në shtëpi”, deklaroi Susanne Baumann Soellner, zëdhënëse e qendrës së testimit.
Kuota e vdekjes e shkaktuar nga COVID-19 po rritet në mbarë Evropën. Andrea Ammon, drejtoreshë e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se është herët për të lehtësuar masat.
“Ndërsa trendët e fundit sjellin shpresë se masat kanë një efekt dhe disa vende mund ta kenë kaluar pikun, të tjerë nuk e kanë kaluar. Ndaj, nisur nga situata epidemiologjike, në këndvështrimin tonë nuk ekzistojnë rrethanat e duhura që masat të lehtësohen”, deklaroi Ammon.
Ammon shtoi se mbushja e reparteve të terapisë intensive në Gjermani ishte 91% javën e kaluar, që do të thotë se disa vende mund të jenë përtej limitit.
Të hënën, mbi 13 milionë raste me coronavirus u raportuan në bllokun me 27 vende anëtare dhe mbi 319 mijë e 700 persona brenda bllokut kanë humbur jetën.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut