Vota pro për Kosovën në KiE, Abazoviç jep sot “llogari”

3 Maj 2023 | 10:28

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç është thirrur me urgjencë nga parlamenti për të dhënë sqarime për votën pro antëarsimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

Seanca dëgjimore është caktuar të mbahet këtë të mërkurë.

Kërkesa është bërë me sygjerimin e kryetarit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Miodrag Lekiç, i cili me herët ishte i mandatuar edhe për të qenë kryeministër i Malit te Zi, i mbështetur edhe deputetët e Partisë Popullore Socialiste, Fronti Demokratik. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Dritan Abazoviç, tha se Kosova do të mbështetet në të gjitha nismat rajonale dhe evropiane.

Më 24 prill, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në KiE, i kaloi Asamblesë me 33 vota pro nga 46 vende që morën pjesë në votim.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 9 tetor 2008, por kohët e fundit ka patur skepticizëm për sjelljen e këtij vendi pas fitore së zgjedhjeve presidenciale nga Jakov Millatovic, i cili u mbështetet nga forcat pro serbe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026