Tenderi 2.3 mln euro, kandidati për Vorën, Indrit Hoxha kallëzim në SPAK
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha depozitoi sot në SPAK një kallëzim.
Mësohet se bëhet fjalë për një kallëzim penal për një tender 2.3 milionë euro për bashkinë e Vorës.
Në një deklaratë për mediat, ai i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë çështjen dhe kushdo që ka vënë dorë mbi dokumente duhet të shkojë para drejtësisë.
Më tej ai shtoi se Prokuroria duhet të hetojë pasurinë e kreut të Bashkisë Vorë, Blerim Shera.
“I bëj thirrje SPAK të sekuestroj dokumentet në Bashkinë e Vorës. Kush ka vendosur dorë mbi taksat e qytetarëve shqiptarë duhet të shkojë para drejtësisë dhe të japë llogari. Qytetarët të bashkëpunojnë me DEA. SPAK të hetojë pasurinë time e familjarëve të mi, gjithashtu të hetojë dhe pasurinë e kryetarit të Bashkisë Vorë dhe familjarëve të tij. Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit, i cili është në vlerën 2.3 mln euro. Sot Vora është Bashkia më e pisët. Kam kallëzuar Blerim Sherën”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta