Inteligjenca Artificiale frikëson krijuesin, Hinton: Më vjen keq, është e rrezikshme
Inteligjencës artificiale po i trembet edhe vetë krijuesi i saj.
Geoffrey hinton, i njohur ndryshe si kumbari i inteligjencës artificiale, ka lënë punën në Google me qëllimin që të flasë lirshëm rreth rreziqeve që mund të sjellë zhvillimi i pakufizuar i saj.
Në një intervistë të dhënë për New York Times, 75-vjeçari është shprehur i keqardhur për shpikjen që ka bërë së fundmi për shkak të rreziqeve që paraqet për shoqërinë.
Hinton është një shkencëtar i njohur i sistemeve kompjuterike duke u bërë kështu i pari për hedhjen e themeleve të inteligjencës artificiale, që pasoi me krijimin e Chatbot-eve, ose të njohura ndryshe si ChatGPT.
Sipas tij, rreziqet vijnë pikërisht në përhapjen e dezinformatave dhe trazirat në tregun e punës.
“Ngushëlloj veten me justifikimin se nëse nuk do ta kisha bërë unë, dikush tjetër do ta bënte”, është shprehur Hinton.
Ndryshimet si ishte 5 vite përpara dhe si është tani janë të frikshme, ka thënë ai, me frikën se inteligjenca artificiale do të bëhet edhe më e rrezikshme në të ardhmen, pasi nëse aktorë të ndryshëm potencialisht mund të shfrytëzojnë sistemet e avancuara për qëllime jo të mira, do të jenë të vështirë për t’u parandaluar.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut