Karikaturat për Charles III, ironi në revistat botërore për ceremoninë e kurorëzimit

3 Maj 2023 | 16:36

E gjithë bota bëhet gati për kurorëzimin e mbretit Charles III. Përgatitjet janë drejt fundit për ceremoninë finale të 6 majit, madje të shumta janë edhe karikaturat që janë publikuar në mediat.

Revista satirike franceze Charlie Hebdo  është njëra prej tyre e cila me karikaturën e saj merr shumë vëmendje.

Kryetitulli i saj është ironik ku shkruhet: “Një kurorëzim i suksesshëm”. Në karikaturë mbreti mban si kurorë një skelet që përfaqëson princeshë Dianën. Në imazh janë edhe princi William dhe Harry ku shkruhet: “Edhe mami do të vijë”.

Ndoshta revista paraqet edhe ndjenjat e shumë qytetarëve për kurorëzimin dhe faktin se Camilla nuk e meriton titullin e mbretëreshës, por karikatura kanë krijuar edhe shumë media të tjera.

Në revistën amerikane The Times është shfaqur karikatura e princ Harry që gjatë kurorëzimit shpërndan librin e tij në vend të biblës. Në një tjetër karikaturë austriake shfaqen mbreti dhe bashkëshortja Camilla që ngjasojnë si gjysmë kafshë.

Një tjetër artist italian  ka pikturuar mbretin në momentin e kurorëzimit duke luajtur me imazhin e tij. Mbreti me karrocë i afrohet kurorës e çuditet pas gjithë kësaj kohe, është kjo karikatura e një artisti kubanez.

Hija e mbretëreshës mbi mbretin Charles, apo fytyra e monarkut mbi paranë australiane, janë të tjera karikatura që po qarkullojnë në media.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026