115 të vdekur nga përmbytjet në Ruanda

3 Maj 2023 | 16:54

Të paktën 115 njerëz kanë vdekur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën Ruandën veriore dhe perëndimore pas reshjeve të dendura të shiut, tha transmetuesi shtetëror të mërkurën, teksa paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.

“Shiu që ra mbrëmë shkaktoi fatkeqësi në provincat veriore dhe perëndimore”, tha Agjencia e Transmetimeve të Ruandës (RBA) në faqen e saj të internetit.

“Aktualisht, shifrat preliminare të publikuara nga administrata e këtyre krahinave thonë se janë deklaruar si të vdekur 115 persona”.

Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë shtëpi të përmbytura në lumenj balte, rrugë të bllokuara dhe fusha të përmbytura plotësisht.

RBA raportoi se niveli i ujit ishte ende në rritje dhe për këtë arsye tha se ka rrezik që të rritet numri i viktimave.

Shumica e viktimave jetonin në provincën perëndimore që kufizohet me liqenin Kivu, sipas RBA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026