“Më nxori nga shtëpia për qiranë”- Dëshmia e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit

4 Maj 2023 | 11:22

Autori i dyshuar i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani pas arrestimit ka pranuar krimin  ndërsa para bluve të Shkodrës tha se konflikti kishte nisur për shkak të qirasë së banesës ndërsa tha se armën e përdorur e ka marrë në banesën e viktimës.

“Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike. Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi, por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”-ka thënë ai.

Vëllai i viktimës i marrë pyetje nga policia tha se kiahte miqësi të hershme me vëllanë e Petritit por dhe me vetë të ndjerin dhe theksoi se nuk kishte asnjë dijeni për vrasjen.

“Unë e kam njohur Petritin, por edhe vëllain e Petritit e njoh dhe e kam shumë shok. Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për vrasjen që do të kryente vëllai im sepse po ta kisha ditur do bëjë maksimumin për ta parandaluar. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur sepse kisha miqësi me familjen e viktimës”- tha ai.

Në pyetje nga policia është barrë dhe 34 vjeçarja në banesën e së cilës qëndroi për 21 orë në arrati Lëkë Vuksani. Gruaja tha se Leka erdhi i armatosur në banesën e saj dhe i tha të kos ketë frikë.

“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”,- shprehet ajo.

Pavarësisht dëshmisë së autorit policia ka prova të mjaftueshme që autori i krimit Lekë Vuksani nuk e ka marrë armën e krimit në banesën e viktimës por ka ardhur i armatosur në vendngjarje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026