Pesë viktima të konfirmuara nga sulmi me makinë në Gjermani
Pesë persona kanë humbur jetën në Trier, qytet në perëndim të Gjermanisë, pasi një automjet hyri në një zonë pedonale
Ministri i Brendshëm i landit Rhine-Palatinate njoftoi se të paktën 15 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka arrestuar një 51-vjeçar megjithatë nuk dyshohet se ngjarja ka patur motive politike, fetare apo terroriste.
Raportohet se një prej viktimave është një foshnje 9-muajshe, ndërsa viktimat e tjera janë dy gra 25 dhe 73 vjeç si dhe një burrë 45 vjeç.
Mamaja e foshnjes është një prej 15 personave në gjendje kritike për jetën.
Prokurori Peter Fritzen tha gjatë një konference për shtyp se i dyshuari vuan nga probleme mendore.
Prokuroria ka nisur hetimet nën akuzat për “vrasje” dhe “tentativë vrasje”. Në deklaratën zyrtare gjithashtu thuhet se i dyshuari ka qenë nën efektin e alkoolit.
I dyshuari është person i panjohur për forcat e rendit dhe nuk duket se ngjarja të ketë “motivime politike”, thuhej në një deklaratë zyrtare.
“Ngjarja në Trier është më ka trishtuar tej mase”, tha kancelarja Angela Merkel në një deklaratë postuar nga zëdhënësi i saj në Twitter. “Ngushëllimet e mia për të afërmit viktimave, të cilëve iu ndërpre jeta në një mënyrë kaq të papritur e të dhunshme”.
Nga aksidenti raportohet edhe për persona të lënduar, shkruan policia në Twitter.
Media gjermane DPA konfirmoi se autoritetet kanë arrestuar drejtuesin e automjetit.
“Disa persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë hyri në një zonë pedonale në Trier. Ju lutem shmangni zonën, policia është në vendngjarje së bashku me shërbimet e emergjencës”.
Autoritetet gjithashtu i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qendrën e qytetit.
“Për shkak të një operacioni në qendër të Trier, ju bëjmë thirrje të shmangni me çdo kusht qarkullimin në qendër të qytetit. Zjarrfikëset dhe forcat e rendit ndodhen në vendngjarje. Do ju informojmë së shpejti”, shkruan këshilli i qytetit të Trierit.
Trier është një qytet me rreth 110 mijë banor në jugperëndim të Gjermanisë, në kufi me Luksemburgun – 190 kilometra në perëndim të Frankfurtit, 50 kilometra larg Luksemburgut.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut