Legjitimiteti i qeverisë Hoti, Kushtetuesja shqyrton nesër ankesën e Vetëvendosjes
Vota e kontestuar e ish-deputetit Etem Arifi do të vendosë përballë Vetëvendosjen dhe Qeverinë Hoti në Gjykatën Kushtetuese, këtë të mërkurën, në seancë të hapur online. Vendimi për këtë çështje do të merret disa ditë më vonë, por për analistët, cilido të jetë aktgjykimi, vendin e presin zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Nëse merret vendim që kërkesa e VV nuk është e bazuar, atëherë nuk është fatlume as për Qeverinë aktuale për shkak se është problemi tjetër i zgjedhjes së presidentit dhe kështu sërish ne do të kemi probleme dhe do të shkojmë në zgjedhje”, tha Parim Olluri, analist politik.
Por, edhe në rast se Gjykata Kushtetuese do t’i jepte të drejtë Vetëvendosjes, atëherë sipas analistëve, sërish zgjedhjet do të ishin opsioni më i mirë. Kjo, meqë në lojë do të jetë edhe çështja e presidentit të ri.
“Nëse Gjykata Kushtetuese do ta kthejë procesin në zero, atëherë mund të kemi pazare të reja për faktin se ndoshta mund ta kemi Isa Mustafën një kandidat të mundshëm për president dhe i bie atëherë që PDK ta marrë kryeministrin. Mirëpo e shoh ta themi një salto politike vështirë të realizueshme. Pra edhe nëse Gjykata Kushtetuese do të dalë me një vendim që e kthen procesin në pikën zero, atëherë zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”, tha Adrian Çollaku, analist politik.
Kosova ka përvoja kur Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime të rënda. Mjafton të rikujtohet se nga aktgjykimet e saj, janë rrëzuar ish presidentët Fatmir Sjediu e Behgjet Pacolli.
“Pacolli e ka ushtruar detyrën e tij ato tridhjetë e ca ditë që ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Mirëpo kur ishte vërtetuar nga Gjykata Kushtetuese se i njëjti është përzgjedhur me procedurë kundërkushtetuese, që është një procedurë më shumë teknike, atëherë kemi pasur situatë të re”, u shpreh Genc Nimoni nga Programi për Sundim te Ligjit dhe Demokratizim në “Çohu”.
Ndërkohë, sipas Enver Hasanit, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, nëse ky gjykata i jep të drejtë ankesës së Vetëvendosjes, atëherë situata kthehet njësoj si pas zgjedhjeve të tetorit 2019, kur Vetëvendosje u shpall fituese.
“Nëse shpallet e pavlefshme vota e ish deputetit Etem Arifi, atëherë kthehemi te Kurti, i cili rikthehet në pozitën ku ishte në fillim. Do të thotë zgjedh se a do t’i dërgojë letrat famoze përsëri u.d. presidentit se është ai personi që do të formojë qeverinë. Pastaj, është në dorë të ushtrueses së detyrës së presidentit e ajo mund të zgjasë edhe deri në pafundësi”, theksoi Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese
E gjithë kjo situatë është krijuar pasi ish deputeti Etem Arifi i cili tani ndodhet në burg, ishte i dënuar me vendim të formës së prerë kur votoi për krijimin e Qeverisë Hoti.
Ai ishte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg pasi keqpërdori një donacion të Qeverisë në vlerë prej 26 mikë euro.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës