Pandemia Covid-19, mjeku shqiptar në Itali: Nuk ka pasur raste vetëflijimi në spitale

1 Dhjetor 2020 | 15:52

Të prekurit me Covid-19 në disa raste i kanë dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e spitaleve dhe në Shqipëri numërohen pesë raste të tilla. Katër raste janë raportuar tek Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe një tjetër tek Spitali Infektiv në QSUT.

Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci tha për Euronews Albabia se në spitalet atje nuk ka pasur raste të vetëvrasjeve në kushte spitalore.

“Në raste në fjalë është e vështirë të futesh në detaje, sepse duhet të kesh kartelën klinike përpara dhe ta objektivizosh situatën. Në Itali ka pasur rritje të vetëvrasjeve, në kontekst tjetër, por jo në kontekst të spitaleve. Në spital në dijeninë time nuk kemi pasur raste, në spitalin ku kam punuar unë nuk ka pasur raste vetëflijimi”, tha ai.

Gjatë intervistës mjeku kirurg i tha gazetares Bruna Çifligu se ka pasur raste dhe tentativa vetëflijimi tek pacientët e infektuar nga Covid-19, por këto raste theksoi ai, nuk janë regjistruar në spitale.

“Ka patur një rritje të numrave të pacientëve që kanë qenë të infektuar me Covid-19, por jo në kontekstin spitalor, për arsyen që lidhen me Covid, por këto jo në spital për shkak të ankthit që u krijonte kjo gjendje”, tha ai.

Ai tha se përdorimi i disa ilaçeve tek pacientët e prekur nga Covid-19, si p.sh hidroksiklorokina, mund të çojë në rritjen e efektit të vetëvrasjeve.

“Ka pasur një shqetësim për disa ilaçe, si psh. hidroksiklorokina që mund të rrisin efektin që mund të çonte në numrin e lartë të vetëvrasjeve. Pati një shqetësim dhe u hodh një alarm edhe nga Spanja gjashtë muaj më parë”, u shpreh mjeku.

Mjeku krirurg propozoi një këshillë mbi mënyrën se si duhet të trajtohen pacientët e infektuar. Ai shtoi në Euronews Albania se të prekurit me Covid-19 japin shenja, të cilat sipas tij duhet të mbahen shënim dhe pacientët nuk mund të lihen vetëm.

“Në momentin që kemi një pacient që është infektuar me covid, mund të ketë disa shenja alarmi si; ankth, frika nga izolimi, dhimbje e pakontrollueshme, dhe këto të gjitha japin një efekt të shtimit të procesit të vetëflijimit. Ne nuk duhet t’i lëmë vetëm asnjëherë këto pacientë. Ne duhet të kapim sinjalin më të vogël të tyre”, tha ai.

Lexoni gjithashtu: 

Dymbëdhjetë viktima dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Rritja e infektimeve në Shqipëri çon në hapjen e spitalit Covid 4

Tjetër pacient i jep fund jetës në spitalin ”Shefqet Ndroqi”

Vetëvrasjet e pacientëve me COVID, pedagogu Çela: Raportimi i gabuar në media mund të nxisë akte të tjera

Vetëvrasja tek ‘Shefqet Ndroqi’, Marsela Lekli: Dështim i spitalit, ka një numër të vogël psikologësh

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026