Trondit sociologia: Bullizmi po sofistikohet, të rinjtë nuk po kufizohen në…
Sociolologia Doralda Tanellari tha në një intervistë për Euronews Albania se bullizmi është një fenomen shumë shqetësues mes të rinjve në ditët tona.
Ajo theksoi se një rol të rëndësishëm në parandalimin e këtij fenomeni ka shkolla dhe institucioni i psikologut, por edhe familja ku vigjilenca ndaj sjelljes së fëmijëve duhet shtuar.
“E para, është i rëndësishëm roli i psikologut në shkollë, pasi një fëmijë i bullizuar dallohet. Në pak raste mund të jetë në një situatë ku ka një mbyllje të tejmadhe, sidomos në ambiente e shkollës, ku e ndjen veten të sulmuar. Në familje duhet rritur vigjilenca e prindërve; një prind që kalon kohë me fëmijën dhe e njeh mirë sjelljen dhe karakterin e tij, fillon edhe ndez alarmin, ka diçka që nuk po funksionon. Bullizmi është një fenomen që ka ekzistuar, sot është sofistikuar. Të rinjtë nuk po e kufizojnë ndjesinë e të dëmtuarit të tjetrit, që kur e kalon në dhunë apo vrasje bëhet problematike jo vetëm për personin që e vuan bullzimin, por edhe për komunitetin”, tha sociologia.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta