Kokën ulur dhe pranga në duar, momenti i arrestimit të 21-vjeçarit që vrau 8 persona

5 Maj 2023 | 10:20

Është publikuar me foto momenti i arrestimit të 21-vjeçarit serb që vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë mbrëmjen e ditës së djeshme.

Në foto shihet me pranga në duar ndërsa mban kokën ulur në makinën e autoriteteve.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shepsinë.

Ngjarja e ndodhur bëri që banorët në fshatrat Dubonë, Malo Orasje dhe Sepshin të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

Sulmuesi i UB-së (21) filloi të shtënat nga Mali Orasje, pastaj vazhdoi në Šepšin dhe Dubonë. Ai ka qëlluar nga një mjet në lëvizje përpara një shkolle, kishe, vende ku mblidhen qytetarët. U vra edhe një polic jashtë detyrës, i cili ndodhej me motrën e tij në qendër të fshatit.

Sipas Euronews Serbia, i riu që ka qëlluar është djali i një ish-ushtari dhe familja merret me bujqësi.

Vendasit ishin të shqetësuar se policia nuk do ta kishte të lehtë ta arrestonte, pasi i riu e njeh mirë zonën. Ata u lehtësuan kur erdhi informacioni se ai ishte arrestuar.

Të shtënat vijnë më pak se 48 orë pasi një djalë 13-vjeçar vrau nëntë persona në një shkollë në Beograd dhe plagosi disa të tjerë.

Ministri i Brendshëm serb Bratislav Gasic e përshkroi të shtënat e fundit si një “akt terrorist”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026