Momentet e tmerrit në Serbi, banorët mbyllën shtëpitë dhe nuk shkuan në punë
Pas masakrës në Beograd një tjetër ngjarje tragjike tronditi Serbinë. Një 21-vjeçar vrau mbrëmjen e së enjtes, më 4 maj, 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë. Ngjarja e ndodhur në Serbi bëri që banorët në fshatrat Dubonë, Malo Orasje dhe Sepshin të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.
Shtëpitë qëndruan të mbyllura, qepenat e dyqaneve të mbyllura, dhe banorët nuk shkuan në punë. 600 policë dolën për kërkimet në terren, ndërsa kërkime u bën edhe nga ajri. Sulmuesi u arrestua pak pas orës 8 të mëngjesit në afërsi të Kragujevcit.
Sulmuesi i UB-së (21) filloi të shtënat nga Mali Orasje, pastaj vazhdoi në Šepšin dhe Dubonë. Ai ka qëlluar nga një mjet në lëvizje përpara një shkolle, kishe, vende ku mblidhen qytetarët. U vra edhe një polic jashtë detyrës, i cili ndodhej me motrën e tij në qendër të fshatit.
Sipas Euronews Serbia, i riu që ka qëlluar është djali i një ish-ushtari dhe familja merret me bujqësi.
Vendasit ishin të shqetësuar se policia nuk do ta kishte të lehtë ta arrestonte, pasi i riu e njeh mirë zonën. Ata u lehtësuan kur erdhi informacioni se ai ishte arrestuar.
“Unë po shikoja nga dritarja kur ai qëlloi. Të gjithë dolëm menjëherë për t’i ndihmuar ata njerëz. Ai hipi në makinë dhe vazhdoi. Unë jetoj 200 metra larg kishës. Dëgjuam breshëri të reja kur qëlloi mbi fëmijët përpara të kishës, por ne nuk e pamë. Nuk ka pasur asnjë konflikt mes tyre. Ai nuk ka qenë në kundërshtim me askënd, ka qenë shok me ta”, tha ai.
Sipas tij, banorët vendas i kanë transportuar katër të lënduarit nga ai vend në Mlladenoc.
LEXONI GJITHASHTU:
Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane