Basha: Qeveria që e ka për detyrë t’i mbrojë njerëzit, nuk po e bën detyrën e vet

1 Dhjetor 2020 | 21:22

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi Lina dhe Robert Martini, një çift pensionistësh në kryeqytet, për tu njohur më nga afër me vështirësitë me të cilat kjo kategori po e përballon pandeminë. Çifti i të moshuarve i tregoi kryedemokratit se në rast se do të sëmureshin, pensioni i tyre nuk mjafton për të përballuar ilaçet.

“Mund të flasi qeveria, jep balloma, jep pankarta, jep ashtu po kur  vjen puna tek moj ta marrsha, lek vjen e lek nuk e dim se ku shkon. Mua shyqyr zotit nuk na ka ndodh por me çfarë dëgjoj me shkuar nëpër farmaci me marrë ilaçe…. Nuk e përballojmë. Paracetamol, jo, jo vitamina e çfarë janë ato jo, jo nuk e përballojmë dot. 80 mijë lek shkon energjia, telefoni kjo, ajo.  Edhe shokët e mi që kanë dalë në moshën time me 23 vite pune po deshe ju jap emra me 110 mijë lekë. Ja të them sinqerisht te furra ke bukë të ftohtë. Buka e ftohtë është 300 lekë, ja kështu”, shprehet çifti i pensionistëve.

Basha u shpreh se njëra nga kërkesat e opozitës në planin me 5 pika ishte edhe një shtesë pensioni për moshën e tretë, por as kjo nuk u pranua nga qeveria. Një 20 mijë lekësh i kërkuam ne, 2 muajt lekë të vjetra për pensionist”, tha kreu i PD.

Sipas Bashës ajo që opozita kërkuar, është e njëjtë me atë që po bëjnë vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia e veriut për të përballuar krizën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026