Mjeku Ilir Alimehmeti: Testet zbulojnë vetëm një fraksion të rasteve të reja, presim rritje të infektimeve

2 Dhjetor 2020 | 06:38

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti u  shpreh për Euronews Albania se testet e COVID-19 zbulojnë vetëm një fraksion të rasteve të reja që ndodhin në realitet. Sipas tij, për të njohur më mirë situatën duhet të shikohet pozitiviteti i testimeve.

“Situata lidhet me numrin e testimeve. Të shohësh rastet reja është një gabim epidemiologjik, pasi këto teste zbulojnë vetëm një fraksion të rasteve të reja që ndodhin në realitet. E rëndësishme është të shohim përqindjen e pozitivitetit të testimeve, humbjet e jetës, këto mbeten pothuajse njësoj. Situata është njësoj, duhet të bëjmë mesatare javore ose 14-ditore”, u shpreh mjeku.

Z.Alimemeti theksoi më tej se pritet që të ketë rritje të infektimeve për shkak të sezonit, stinës së dimrit.

“Nuk mund të flitet për një trend, përderisa të dhënat nuk janë të mjaftueshme. Të dhënat e mjaftueshme dalin nëse kemi një % pozitiviteti të testit poshtë 10%. Nëse e kemi 30, 31 apo 33%, është pamundur të flasësh për trendin. Nga pikëpamja e eksperiencës dimë që viruset rriten. Presim rritje për shkak të sezonit”, tha ai.

Mjeku shtoi më tej se është shumë e rëndësishme që pacientët e rretheve, që nuk janë në gjendje të rëndë të kurohen në spitalet rajonale, me qëllim që të mos humbasin kontaktin me familjarët e tyre.

“Thjesht Kosova ka futur vetëm spitale rajonale. Ne aktualisht kemi vetëm spitale të dedikuara. Shumë e rëndësishme që është Tirana e vetmja që po përballon të gjithë Shqipërinë në këtë moment. Edhe ky personel shëndetësor që ka 9 muaj që po punon në mënyrë të vazhdueshme ka nevojë për një pauzë, po ndihmon të gjitha rrethet. Edhe vetë për pacientet është shumë më e lehtë nëse kurohen në rrethe, se nuk humbasin kontaktin me familjarët”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

COVID-19, Manastirliu: Pacientët në spitale mund të flasin me tabletë me familjarët e tyre

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026