Pse nuk ia dinë moshën Këlliçit? Hasani: S’ka në koherencë pamjen me komunikimin
Gazetarja Zefina Hasani komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me perceptimin e qytetarëve për moshën e kandidatëve për bashkinë Tiranë.
Sipas saj, ndryshe nga Veliaj që ka pasur kohën e nevojshme të krijojë personalitetin dhe lukun, Këlliçi është i ri në këtë fushë dhe i paqartë në koherencën mes gjuhës së komunikimit dhe veshjes.
“Belindi është një element i ri që së fundmi është profilizuar, askush e nuk e njihte më parë. Gjuha e komunikimit, stili i të veshurit, edhe ai vetë duket pak i paqartë në këto të dyja. Ai nuk ka pasur kohë të mendojë si duhet të sillet në këtë fushatë. Veliaj ka pasur kohë të përgatisë terrenin, ka ndryshuar në luk, hoqi syzet, ndryshoi mënyrën e të veshurit, ka punuar, ka pasur kohë të punojë që të bëhet i perceptueshëm dhe i pranueshëm. Ka krijuar personalitetin e vet dhe nuk ka frikërat që mund të ketë Këlliçi. Berisha për shembull ka mënyrën e vet, me stilin e foltores. Dhe Belindi dashje pa dashje do të duhet ta ruajë pak linjën e partisë që përfaqëson”, tha Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta