Pandemia në RMV, Bekim Maksuti: S’do të vendosim kufizime të reja, duhet të mobilizohemi për muajt e ftohtë
Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar zgjatjen gjendjes së krizës edhe për 6 muaj të tjerë me qëllimin të përballohet në mënyrë sa më efikase pandemia.
Kërkesa pritet të miratohet në Kuvend në seancën e radhës. Për këtë kërkesë Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Maqedoninë e Veriut, Bekim Maksuti deklaroi për Euronews Albania se autoritetet duhet të mobilizohen, pasi na presin muaj të ftohtë.
“Mund të themi që jenë në një fazë, që kemi numra që na tregojnë, që para 10 ditëve kemi pasur kulmin e të infektuarve. Në këtë drejtim ne si institucione duhet të marrin të gjitha hapat, se do na vijnë muajt akoma më të ftohtë të dimrit, sigurisht që do kemi edhe probleme të më mëdha në këtë drejtim”, theksoi ai.
“Komiteti Vlerësues ka bërë një vlerësim që gjendja e krizës duhet të zgjatet deri më 31 mars, ne këtë drejtim i kemi referuar qeverisë dhe Komitetit të Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave që një gjë e tillë duhet të ndërmerret, që të kemi të lehtësuar menaxhimin me të gjitha resurset”, u shpreh ai më tej.
Z.Maksuti nënvizoi se për momentin në Maqedoninë e Veriut nuk do të merren kufizime shtesë, pasi këto që janë në fuqi kanë dhënë rezultat.
“Për momentin me këto kufizime që i kemi vendosur gati që 20 ditë, ka treguar që ka efekt dhe nuk mendohet për kufizime shtesë. Do të ndjekim trendin sesi do të shkojnë numrat”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
29 të vdekur dhe mbi 1 mijë infektive në Maqedoninë e Veriut
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë