Kolaudimi i makinave i kthehet shtetit, Blendi Gonxhe: Kontrolli një herë në dy vite

2 Dhjetor 2020 | 08:44

Prej 1 janarit shërbimi i kontrollit teknik të makinave, i njohur ndryshe si kolaudimi, do të mundësohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe jo më nga koncesionari, të cilit i përfundon kontrata.

Drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe komentoi për Euronews Albania zhvillimin e fundit duke shtuar se tashmë është vendosur që kolaudimi të mos bëhet më periodikisht çdo vit, por një herë në dy vite.

“Përgjegjësia duhet ndarë, të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm, DPSHTRR-ja do të rrisë masat e kontrollit, por ka një kategori mjetesh si taksitë, autoshkollat, apo mjetet e mallrave, të cilat paraqiteshin çdo gjashtë muaj, me një kulturë në rritje, me një flotë në rritje, servisesh në rritje dhe qasje më të mirë të qytetarëve ndaj automjeteve dhe uljen e aksidenteve në raport me problemet [e makinave]… s’është se këtu po hapet e po bëhet han pa porta, por do ketë kontrolle, do t’i ulim edhe tarifat,” – u shpreh Gonxhe duke shpjeguar se përse është vendosur që të bëhet një herë në dy vite kolaudimi.

I pyetur se përse nuk liberalizohet ky shërbim, por mbetet monopol, tashmë i shtetit, Gonxhe u përgjigj se ai është thjesht drejtues i një institucioni publik dhe politikat nuk i drejton ai. Drejtuesi i DPSHTRR-së tha se fokusi i tij kryesor është që për vitin e ardhshëm të mos ketë aspak probleme apo radhë të qytetarëve për të kryer kolaudimin.

“Kjo mund të jetë një bisedë që mund të diskutohet vitin e ardhshëm, s’duhet t’u mohojmë qytetarëve shërbim më të mirë dhe më të lirë, në rast se do të duhet ta zgjerojmë këtë më pas, do të shohim se si mund ta zgjerojmë me forma të ndryshme bashkëpunimi,” – tha Gonxhe.

Pas përfundimit të koncesionit pothuajse 10-vjeçar të kolaudimit, autoritetet publike përfitojnë investimet e kryera nga privatët, si kapanonet, logjistika apo dhe sistemi elektronik i rezervimeve.

Gonxhe tha se në vëmendje kryesore për DPSHTRR-në është që tranzicioni i shërbimit të mos kalojë me heqje të njerëzve nga puna, humbje në asete, apo dhe dëme ekonomike ndaj qytetarëve.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama: Nga 1 janari i vitit 2021 kolaudimi i mjeteve do të kryhet në shtet

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026