Studentja 21-vjeçare gjendet e vdekur në konviktin e universitetit në Itali
Një studente italiane 21-vjeçare, me origjinë nga një rajon jugor, u gjet e vdekur brenda akomodimit universitar në Perugia.
Sipas asaj që mësohet, familja e të resë ka kërkuar konfidencialitet maksimal për këtë çështje. Studentja po qëndronte në një shkollë private me konvikt universitar në qendrën historike të kryeqytetit Umbrian.
Denoncimi u bë mbrëmjen e të premtes nga i dashuri i një shoqeje të studentes.
Oficerët e policisë së shtetit ndërhynë në akomodimin universitar në Corso Giuseppe Garibaldi ku ishte gjetur i vdekur studentja e re. Sapo mbërritën atje ata kontaktuan me djalin që kishte gjetur trupin.
Ky i fundit ka denoncuar se e fejuara, shoqe e 21-vjeçares, prej një dite nuk ka mundur të kontaktojë me të renë. E shqetësuar, ajo i kishte kërkuar të shkonte dhe të kontrollonte. Pasi ka hapur me forcë derën, i riu ishte futur në banesë ku kishte gjetur trupin e pajetë të 21-vjeçares.
Në atë moment ai ka thirrur menjëherë për ndihmë. Më pas në vendngjarje ka ndërhyrë edhe stafi i policisë mjeko-ligjore, mjeku ligjor dhe prokurori publik, të cilët kanë rregulluar transportimin e trupit në morgun komunal, në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Në trupin e të resë nuk ka shenja të dukshme dhune. Sipas mediave italiane hetuesit nuk po përjashtojnë zyrtarisht asnjë hipotezë. Lajmi mbërrin në një qytet që nuk e ka harruar ende rastin e vrasjes së Meredith Kercher, një studente angleze e vrarë në fillim të nëntorit 2007.
LEXONI GJITHASHTUl:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh