Berlusconi përshëndet mbështetësit e tij nga spitali

6 Maj 2023 | 16:24

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, u është drejtuar këtë të shtunë mbështetësve të tij, për herë të parë që prej kohës kur është shtruar në spital, një muaj më parë.

“Ja ku jam, këtu, për ju, i veshur me këmishë e xhaketë, për herë të parë pas një muaji”, ka thënë miliarderi 86-vjeçar, përmes një videoje të incizuar paraprakisht.

Incizimi i tij është lëshuar në konventën e partisë së tij të së djathtës ekstreme Forza Italia.

Ai i ka falënderuar mbështetësit për ndihmën, e cila, sipas tij, i ka ndihmuar “më shumë sesa gjithçka tjetër për të tejkaluar pneumoninë e rrezikshme”.

Berlusconi është shtruar në Spitalin San Raffaele të Milanos më 5 prill, pasi është diagnostikuar me infeksion në mushkëri, dhe më pas leukemi.

Mjekët e tij kanë konfirmuar këtë javë se gjendja e Berlusconit është e qendrueshme, por nuk kanë treguar se kur mund të largohet nga spitali.

Forza Italia është parti partnere në koalicionin qeverisës, në krye me Giorgia Melonin.

Berlusconi shihet rrallë në publik, përveç disa paraqitjeve në Senat, si lider i partisë.

Forza Italia e ka humbur një pjesë të mirë të mbështetjes, në krahasim me periudhën kur Berlusconi ka qenë në pushtet tri herë si kryeministër, në periudhën 1994-2011.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026