280 mijë shtrime në spital gjatë 2022, shumica në kardiologji dhe psikiatri

6 Maj 2023 | 16:56

Më shumë se 8 milion vizita mjekësore janë realizuar nga mjekët e familjes përgjatë vitit 2022.

Një raport zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se numri i vizitave në këtë vit është 3.5% më i lartë  se viti 2021.

Shumica e pacientëve janë trajtuar në banesë, por një pjesë kanë patur nevojë për mjekim të specializuar, për pasojë në 8 muajt e vitit 2022 janë shtuar në spital 277,881 pacientë, shifër kjo 7.7 % më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2021.

Për vitin 2022 shtimi më i lartë të sëmurëve është për pacientët të trajtuar në kardiologji/kardiokirurgji dhe në spitalet psikiatrike.

Shtrimet në kardiologji janë rritur me rreth 21% krahasuar me 2021.

Ndërsa trajtimi i pacientëve në spitalet psikiatrike u rrit 17,5%.

Në 8 vitet e fundit për periudhën 2014 -2022 fluksi më i lartë i shtrimeve në spitale ka qenë në vitin 2019, me 310,315 të shtruar, ndërsa numri më i ulët i shtrimeve ishte në 2014.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026