Qeveria e re në Mal të Zi, Krivokapić: Sfidat kryesore ekonomia dhe lufta kundër COVID-19

2 Dhjetor 2020 | 08:44

Kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapić do të paraqesë sot programin dhe përbërjen e qeverisë së re në Parlamentin e Malit të Zi. Për shkak të interesit të madh të deputetëve për të marrë pjesë në debat, seanca do të zgjasë të paktën dy apo tre ditë.

Pasi tre koalicionet që fituan zgjedhjet siguruan një shumicë parlamentare, presidenti malazez Milo Đukanović, propozoi Krivokapić për kryeministër.

Në prezantimin e parë të  planit qeverisës, të cilin ai e dorëzoi në parlament, Krivokapić vuri në dukje se përparësitë e qeverisë së re do të ishin ekonomia, lufta kundër koronavirusit dhe sundimi i ligjit.

“Qeveria do të përqendrohet veçanërisht në ndryshimet në Ligjin për Lirinë e Fesë, në mënyrë që të korrigjojë padrejtësinë dhe dëmin që Ligji ekzistues u shkakton qytetarëve dhe bashkësive fetare,” nënvizoi Krivokapić.

Kryeministri i caktuar njoftoi se qeveria e re do të përpiqet të forcojë marrëdhënie fqinjësore me vendet e rajonit.

Qeveria e malit të zi  pritet të ketë 12 ministri dhe një zv.kryeministër.

Lexoni gjithashtu:

Serbia tërhiqet nga vendimi për të dëbuar ambasadorin malazez nga Beogradi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026