VIDEO| Karuseli rrëzohet dhe lëndon fëmijët në këndin e lojërave në Rusi
Pjesa e sipërme e një karuseli është rrëzuar ndërsa ishte duke u rrotulluar me shpejtësi maksimale dhe ka lënduar disa fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur në një park lojrash të hapur vetëm një javë më parë në Rusi.
Fëmijët, të ulur në lëkundësen e karuselit që varej në çati, u përplasën menjëherë me pjesën e poshtme të lodrës dhe me tokën.
Në video dëgjohen britmat e fëmijëve të frikësuar, ndërsa lodra rrëzohet. Kalimtarët vrapuan për të nxjerrë të plagosurit nga karuseli i shembur në Orenburg, Rusi .
Por tre nga fëmijët, mes tyre një vajzë 10-vjeçare, janë në gjendje të rëndë. Mjekët po përgatiten ta operojnë ndërkohë gjendja e saj cilësohet “jashtëzakonisht e rëndë”.
Në gjendje të rëndë mësohet të jetë edhe një 27-vjeçare. Të paktën 12 persona kanë nevojë për trajtim në spital, ndërsa tetë të tjerë kanë shpëtuar me lëndime të lehta.
Për të parë videon klikoni këtu.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)